Home / SHKRIME / Dallimi mes lëvizjeve mbarëkombëtare vs partive politike provinciale

Dallimi mes lëvizjeve mbarëkombëtare vs partive politike provinciale

Dallimi më i madh mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe partive provincialiste shqiptare është se LSHB vepron dhe ka anëtarësi në 88 mij km2, për dallim nga korporatat e shfrytzimit të djersës së popullit shqiptar (partitë politike provincialiste) që e kanë kufizuar vetvetën, vetëm brenda territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë (Shqipërisë Qendrore) – 28. 748 km2, Republikës së Kosovës (Shqipërisë Veriore) – 10.908 km2, Shqipërisë Lindore nën IRJM – 15.039 km2, Shqipërisë Veri-Lindore nën Serbi – 6.645 km2, Shqipërisë Veri-Perëndimore nën Mal të Zi dhe Serbi –

10.986 km2 dhe Shqipërisë Jugore nën Greqi – 15.674 km2. Pra, mjerisht partitë politike provincialiste në mënyrë të heshtur i kanë pranuar kufijtë e imponuar, ndërsa LSHB punon për shuarjen e këtyre kufijve kolonialistë.

Pashtu, dallim i mjaftë i theksuar është edhe fakti që LSHB vetfinancohet dhe nuk e vjedh djeresen e popullit, ndërsa partitë politike provincialiste tentojnë ta privatizojnë edhe ajrin, që thith ky popull i mjerë.

Përballë kësaj sfide egzistenciale shqiptarët kanë dy zgjidhje: të detyrojnë partitë politike të mirë orientohen kombëtarisht ose ti eliminojnë partitë politike përmes votës së lirë, duke i bojkotuar. Rrjedhimisht, shqiptarët duhet të zgjedhin mes Hasan Prishtinës, arkitektit të Shqipërisë Etnike ose Esat Pashat e partive politike, që në vazhdimësi heshtin dhe bëjnë pazare tradhëtare me trojet tona.

Tahir Veliu,

Kryetar i LSHB-së

About tahirveliu

Check Also

Klasa politike është problem më i madh se ajri i ndotur

Problem më i madh, se sa ajri i ndotur i Prishtinës për shqiptarët është kjo …