Home / SHKRIME / Reagim ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Reagim ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Reagim ndaj presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili përmes një intervistë për të përditshmen serbe “Politica”, lëshojë mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë, me akuza hipokrite, se kinse veprimet e autoriteteve shqiptare shkelin të drejtat themelore të njeriut.

11 ARTIKUJTË E DEKLARATËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT, QË GREQIA SHKEL NDAJ ÇAMËVE

Shteti pushtues grek shkel mbi 10 nenet kryesore të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 në Paris.

– Artikulli 1, E drejta e Barazisë

Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit në njё frymë vëllazërore.

– Artikulli 2, Liria nga Diskriminimi

Secilit i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë pa kurrfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, seksit, gjuhës, fesё, mendimit politik ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të ndonjё gjendje tjetёr juridike.

Pёrveç kёsaj, nuk do të bëhen kurrfarë dallimesh në bazë të statusit politik, juridik apo ndërkombëtar të vendit ose territorit të cilit i përket ndonjë individ, qoftë kur ky vend ose territor është i pavarur, apo kur ndodhet nën kujdestari ose është jovetëqeverisës a nën çfarëdo kufizimi tjetër të sovranitetit.

– Artikulli 3, E drejta e Jetës, Lirisë, Sigurisë personale 

Secili ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë siguri vetiake.

– Artikulli 5, Liria nga Tortura dhe Trajtimi çnjerëzor 

Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, a trajtimeve ose dёnimeve të tjera mizore, çnjerёzore ose poshtёruese.

– Artikulli 9, E drejta nga Arresti i padrejtë dhe Dëbimi

Askush nuk duhet tё arrestohet, të burgoset, ose të dëbohet arbitrarisht.

– Artikulli 13, E drejta për të Lëvizur lirisht brenda dhe jashtë Vendit  

1. Secili ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe tё zgjedhjes sё vendbanimit brenda kufijve të njё shteti.

2. Secili ka të drejtë të braktisё cilindo vend, duke përfshirë këtu edhe vendin e tij, si dhe të kthehet në vendin e tij.

– Artikulli 15, E drejta e Shtetësisë 

1. Secili ka të drejtën e një shtetësie.

2. Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij, e as nga e drejta për të ndërruar shtetësinë.

– Artikulli 17, E drejta për të Zotëruar Pronë

1. Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët.

2. Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

– Artikulli 20, E drejta e Tubimit paqësor dhe Asocimit

1. Secili ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

2. Askush nuk mund të detyrohet t’i takojё ndonjë shoqate.

– Artikulli 26, E drejta e Edukimit

1. Secili ka të drejtën e arsimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktёn në fazat e arsimit fillor dhe themelor. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të jetё i pёrgjithshёm, ndёrsa arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në mёnyrё tё barabartё nё bazë të aftёsisё.

2. Arsimi duhet të synojё zhvillimin e plotë tё personalitetit të njeriut dhe forcimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore tё njeriut. Ai duhet të nxitë mirёkuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjitha kombeve, grupeve raciale ose fetare, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

3. Prindёrit kanё tё drejtёn parёsore pёr zgjedhjen e llojit tё arsimit pёr fёmijёt e tyre.

– Artikulli 29, Detyrat komunitare për Zhvillim të Lirë dhe të Plotë

1. Secili ka detyrime ndaj bashkësisё ku vetёm aty i mundёsohet zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.

2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike.

3. Këto të drejta dhe liri kurrsesi nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

About tahirveliu

Check Also

LSHB është kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre 

Mbivlerësimi i vlerave të huaja dhe sjellja vetëposhtëruese ndaj vlerave kombëtare shqiptare nga kjo klasë …