Home / Deklarata / LSHB kundër demarkacionit: Mali i Zi është pushtues dhe diskriminues ndaj shqiptarëve

LSHB kundër demarkacionit: Mali i Zi është pushtues dhe diskriminues ndaj shqiptarëve

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ndaj presionit të jashtëm dhe të brendshëm për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në dëm të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson si të papërgjegjshme dhe të nxituara deklaratën e fundit të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli në takimin me homologin e tij malazez, Sërxhan (Srdjan) Darmanoviç, sikurse ishte e gabueshme edhe deklarata e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në takimin e djeshëm me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke pasur parasysh se Behxhet Pacolli dhe Edi Rama kanë përgjegjësi kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës deklarata të tilla janë të gabueshme.

Demarkacioni nuk është çështje e zgjidhur deri sa të mos ratifikohet nga të dyja palët, kësisoj edhe në bazë të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjet ndërkombëtare miratohen në Kuvend, dhe përderisa është ratifikuar vetëm nga Mali i Zi, atëherë demarkacioni aktual mbetet i pavlefshmëm. 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është kundër marrëveshjes ekzistuese për demarkacionin me Malin e Zi, duke e vlerësuar si të padrejtë dhe nga kjo marrëveshje Republika e Kosovës humb mbi 8.200 hektarë tokë.

LSHB ju rikujton udhëheqësisë së dy shteteve shqiptare, se në vitin 2009, pas miratimit në Parlamentin shqiptar të paktit që përcaktonte kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, opozita e atëhershme, e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë marrëveshje si tradhti kombëtare, përmes së cilës Greqia përfitonte disa qindra kilometra shelf kontinental me mundësi shfrytëzimi të burimeve nëndetare. Kushtetuesja e rrëzoi këtë marrëveshje me shumicë absolute me 9 vota.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar poashtu reagon ndaj deklaratave të vazhdueshme të sprektrit politik shqiptar, këndej dhe andej Drinit, për gjoja marrëdhëniet e shkëlqyera midis shqiptarëve dhe Malit të Zi. Përkundër, disa përmisimeve simbolike, edhe sot vazhdon dhuna, presioni dhe diskriminimi shtetëror ndaj shqiptarëve autokton nën Mal të Zi si pjesë e politikës shtetërore kjo paraqet një ndër gjenocidet e heshtura në Europë, që si qëllim përfundimtar ka ndryshimin e strukturës etnike dhe kolonizimin e hapësirave shqiptare me popullsi sllave. Është tmerrsisht e gabueshme dhe totalisht e papranueshme, që udhëheqësia shqiptare e dy shteteve shqiptare në takimet zyrtare me homologët e tyre, fare nuk e ngritin çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve autokton nën Mal të Zi. Poashtu, është e turpshme heshtja e tyre lidhur me rastin e fundit në Shkollën Fillore “Mahmut Leqkiq” në Tuz, ku nxënesit shqiptarë më të drejtë vazhdojnë bojkotin e procesit arsimor përshkak se mësimdhënëse të gjuhës italiane kanë arsimtaren e cila nuk e flet gjuhën shqipe, por atë serbo-malazeze. Heshtja e dy shteteve shqiptare është e pafalshme. Si ka mundësi që nxënësit e shkollës fillore të mësojnë një gjuhë të huaj përmes një gjuhe tjetër të huaj, përkatësisht nga një mësimdhënëse e cila nuk e flet gjuhën amtare të nxënësve!

Në përfundim, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk e njeh dhe nuk pajtohet me pushtimin e trojeve shqiptare nga Mali i Zi, prandaj Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për ndryshimin e gjendjes aktuale të robërisë dhe për parapërgaditjen e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About tahirveliu