Home / SHKRIME / LSHB është kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre 

LSHB është kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre 

Mbivlerësimi i vlerave të huaja dhe sjellja vetëposhtëruese ndaj vlerave kombëtare shqiptare nga kjo klasë e hutuar, vetënënshtruese, vetëshkatërruese dhe vetëpërbuzëse është pjesë e projektit greko-pansllavist për shkombëtarizimin, tkurrjen e mëtejshme të hapësirës shqiptare dhe shfarrosjen e shqiptarëve. “Dashuria” e skajshme për të huajen është simbol mercenarizmi, që tregon simptomat e një sëmundje patologjike, me mendësi koloniale, e projektuar nga politikanë të zhveshur nga ndjenjat kombëtare. 

Une do jam ai që jam dhe do të mbetem i tillë çfarë jam; shqiptar dhe vetëm shqiptar, që synoj bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. Mua nuk më paguan askush, une jam prej atyre, që japin gjithçka për Shqipëri. Nese dikujt i pengon kjo, është problem i tyre.

Une dhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk ndajmë shqiptarët në shqiptarë të krishterë, myslimanë, bektashlinjë, ortodoksë apo ndonjë tjetër, pavarësisht fesë së tyre. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është dhe gjithmonë do të jetë kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre shqipfolës, që përbuzin historinë kombëtare, figurat kombëtare, gjuhën dhe kulturen tonë dhe gjithë atyre, që ju shërbejnë ideologjive të huaja anti-shqiptare.

Le të jemi të qartë, tani dhe përgjithmonë, se ne jemi vetëm kundër dhe vetëm kundër armiqve serbë, grekë, malazez, sllavo-bullgar, dhe shërbëtorëve të tyre, qofshin ata turkofil, serbo-sllavofil, grekofil apo diçka tjetër. Ata që punojnë direkt apo indirekt kundër kombit shqiptar, do të përballen me fuqinë e shqiptarëve të bashkuar.

Tahir Veliu 

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About tahirveliu

Check Also

Kundërpërgjigje ndaj Bizmarkut të kohëve moderne, z. Johannes Hahn, komisar i BE-së për Negociata e Zgjerim

Shqipëria e Bashkuar është e drejtë e pamohueshme, e patjetërsueshme, projekt europianist, në shërbim të …