Home / SHKRIME / Greqia është njollë e zezë krimi në Bashkimin Europian!

Greqia është njollë e zezë krimi në Bashkimin Europian!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili jashtëligjshëm qëndroj në Prevezën e Shqipërisë, prej nga edhe një herë pati guxim të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Greqia duhet të reflektoj pozitivisht, t’i jap fund pretendimeve ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë, përfundimisht të marrë vendime të guximshme për korigjimin e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve nën pushtimin grek dhe në fund të lirohet nga e kaluara e saj kolonialiste e gjenocidiste, duke ndihmuar procesin për rikthimin e 15.674 km2 territor shqiptar, në bazë të parimeve të së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit. 

Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Europian duhet që urgjentisht të shfuqizoj ligjin e luftës (2636/1940) të vitit 1940 dhe të garantoj në përpikshmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet themelore nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut për shqiptarët autokton dhe arvanitasit nën Greqi. Poashtu, Greqia duhet që urgjentisht të lejoj kthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, të njoh gjenocidin ndaj çamëve, të njoh shtetësisë e dyfishtë, t’iu kthehen pronat, të kompensohen për shfrytëzimin e pronës, të organizohet pushteti dhe administrata në gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Çamërisë, duke hapur shkolla, dhe të financohet arsimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.

Minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me rezultatet e regjistrimit të popullsisë të 2011 është vetëm 24.243 dhe gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe është i përfaqësuar në gjitha nivelet politike në vend, prandaj gënjeshtrat e presidentit grek nuk janë asgjë tjetër veçse propagandë shtetërore greke, që minojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përfundimisht, çështja më e rëndësishme që kërkon vëmendje ndërmjet dy vendeve është çështja e Çamërisë.

About tahirveliu

Check Also

Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar është obligim hyjnor i shqiptarëve

Shqiptarët kanë shumë detyrime të papërmbushura karshi Atdheut dhe Zotit. Detyrë e parë e çdo …