Home / SHKRIME / Kundërpërgjigje ndaj Bizmarkut të kohëve moderne, z. Johannes Hahn, komisar i BE-së për Negociata e Zgjerim

Kundërpërgjigje ndaj Bizmarkut të kohëve moderne, z. Johannes Hahn, komisar i BE-së për Negociata e Zgjerim

Shqipëria e Bashkuar është e drejtë e pamohueshme, e patjetërsueshme, projekt europianist, në shërbim të paqes, dhe në përputhje të plotë me të gjitha normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Komisari i BE-së për Negociata e Zgjerimi, z. Johannes Hahn para se të deklarohesh kundër vullnetit të shqiptarëve dhe të supozosh se çfarë është e rrezikshëm, e parëndësishme, e papranueshme dhe të pretendosh të na tregosh prespektivën e Shqipërisë, fillimisht deklarohu kundër projekteve ekspansioniste serbo-greke; projektit pansllavist serb “Nacertanije”, i hartuar nga ministri i jashtëm serb Ilija Garashanini në vitin 1844 dhe projektit ekspansionist grek “Megali Idea” (“Megali Idhea” – “Ideja e Madhe”), i hartuar nga kryeministri grek Jani Koleti në vitin 1844. Këto projekte ekspansioniste serbo-greke në aleancë dhe bashkëpunim me Turqinë, shkaktuan gjenocid ndaj kombit autokton shqiptar. 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon që në kuadër të Dekadës së Tretë Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Kolonializmit (2011-2020), Asambleja e Përgjithshme e OKB- së të shpallë një Konferencë Londër 2, ku duhet të anulohen vendimet e mëparshme antishqiptare, të njihet e drejta e kombit shqiptar për dekolonizim dhe të respektohet e drejtë për vetëvendosje e shprehur më 28 nëntor 1912.
Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar në këtë aspekt, do të thotë që kjo pjesë e Europës të mos jetë më fuçi baruti, siç ka qenë që nga padrejtësia e 1913- ës. Shqipëria e Bashkuar nuk është kundër askujt, por është për të mirën e të gjithve. Aspirata e vendeve të rajonit për integrim në Bashkimin Europian, na dikton miqësi me fqinjtë, gjithnjë duke respektuar barazinë e plotë dhe të drejtat e gjithsecilit për vetëvendosje, dhe kurrsesi të gjunjëzuar.

Tahir Veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

About tahirveliu

Check Also

Greqia është njollë e zezë krimi në Bashkimin Europian!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili jashtëligjshëm …