Home / SHKRIME / Askush nuk ka respekt, për atë komb, që nuk ka respekt për veten

Askush nuk ka respekt, për atë komb, që nuk ka respekt për veten

Përdhosja e përseritshme ndaj Flamurit Kombëtar nga klasa politike, akademike e deri tek njeriu më i thjeshtë trushpërlarë nga modernizimi i tepruar dhe shpeshherë i korruptuar nga premtimet përrallore të Bashkimit Europian duhet të marrë fund dhe të denohet ashtu siç e meriton. Lufta speciale e mirë orkestruar nga shtresa kundrashqiptare, që flamurin kombëtar e sheh thjeshtë si një “simbolikë” e të së kaluarës, synon shkombëtarizimin kombëtar, humbjen e dinjitetit, sovranitetit, e lirisë kombëtare, prandaj paturpësisht dhe në vazhdimësi hedhen për të sulmuar, shkallmuar, përbuzur e rrëzuar sa të mundin Flamurin Kombëtar dhe vlerat e mirëfillta të kombit shqiptar.

Mbivlerësimi i vlerave të huaja dhe sjellja vetëposhtëruese ndaj vlerave kombëtare shqiptare nga kjo klasë e hutuar, vetënënshtruese, vetëshkatërruese dhe vetëpërbuzëse është pjesë e projektit pansllavist për shkombëtarizimin, tkurrjen e mëtejshme të hapësirës shqiptare dhe shfarrosjen e shqiptarëve, veqse tashmë strategjia e tyre për deshqiptarizimin ka venë në perdorim mjete dhe metoda më të sofistikuara, që fshihen nën masken “demokratike”, por synimi i tyre mbetet i njejtë. Sot, arritja e synimeve të errëta, të kësaj dorë të zgjatur kundrashqiptare është më e realizueshme se kurrë, pikërisht përshkak se kanë në pronësi mediat dhe kanë arritur kapjen e shtetit në të gjitha aspektet.

Padyshim, “dashuria” e skajshme për të huajen është simbol mercenarizmi, që tregon simptomat e një sëmundje patologjike, me mendësi koloniale, e projektuar nga politikanë të zhveshur nga ndjenjat kombëtare dhe pikërisht për këtë duhet refuzuar në mënyrë të hapur dhe masovike.

Megjithatë, sot po përhapet një vizion i pastër shqiptar, i prirë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, që bazohet në vlerat autoktone shqiptare; në vlerat e besës, bashkimit e sakrificës dhe që kategorisht hedh poshtë anti-vlerat e importuara, që në vazhdimësi kanë pasur si qëllim shkombëtarizimin e shqiptarëve, tkurrjen e territorit etnik dhe zhdukjen e qenies kombëtare shqiptare.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About tahirveliu

Check Also

Greqia është njollë e zezë krimi në Bashkimin Europian!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili jashtëligjshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *