Home / SHKRIME / Parulla “Kosovo is Kosovo” është parullë anti-shqiptare, në shërbim të projekteve pansllaviste

Parulla “Kosovo is Kosovo” është parullë anti-shqiptare, në shërbim të projekteve pansllaviste

Parulla “Kosovo is Kosovo” është parullë anti-shqiptare, në shërbim të projekteve pansllaviste dhe politikës shoviniste serbe. Deklaratat të tilla, nga mercenarë të kësaj klase politike të çorientuar dhe servile nuk i shërbejnë interesave kombëtare.

Tendenca e krijimit të kombit “kosovar” është tendencë për tjetërsimin e shqiptarëve dhe mbi këtë bazë është devijim i aspiratës shekullore për bashkim kombëtar të shqiptarëve, aspiratë kjo e sanksionuar edhe në betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve të ndryshme të mirë financuara, për krijimin e një identiteti të ri “kosovar” janë vazhdimësi e projekteve pansllaviste për asimilimin e shqiptarëve. Këto projekte shoviniste, populli shqiptar i Kosovës vazhdimisht i ka kundërshtuar, luftuar dhe i ka hedhur në koshin e plehrave, prandaj edhe ju do të dështoni, ashtu siç kanë dështuar të gjitha projektet shoviniste të armiqve të jashtëm. 

Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si fazë e përkohshme është në synim të qëllimit përfundimtar për Shqipëri të Bashkuar. Kosova është dhe përjetësisht do të jetë Shqipëri. Kushdo që ka guximin të deklaroi ndryshe, drejtëpërdrejtë i shërben qarqeve shoviniste serbe dhe parullës së tyre tashmë të gërrditshme se kinse “Kosova është Serbi”. Deshqiptarizimi dhe mohimi i identitetit shqiptar të Kosovës më së miri i shërben politikës shekullore serbe.  

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon nga federatat sportive të dy shteteve shqiptare, që mënjeherë të fillojnë procedurat ligjore për krijimin e ligave të përbashkëta mbarëkombëtare për të gjitha sportet.

About tahirveliu

Check Also

Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar është obligim hyjnor i shqiptarëve

Shqiptarët kanë shumë detyrime të papërmbushura karshi Atdheut dhe Zotit. Detyrë e parë e çdo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *