Home / MEDIAT PËR NE / Veliu: Greqia të reflektoj pozitivisht, përndryshe do të përfundoj si Jugosllavia e Millosheviqit – Shqipëria e Bashkuar.AL

Veliu: Greqia të reflektoj pozitivisht, përndryshe do të përfundoj si Jugosllavia e Millosheviqit – Shqipëria e Bashkuar.AL

Kryetari i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu reagoi ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias lidhur më kërcënimet e këtij të fundit ndaj Shqipërisë. “Kotzias dhe gjithë të tjerët, që guxojnë të kërcënojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet ta kenë parasysh se do të përballen me 10 milion shqiptar.”

Sipas tij, Greqia përfundimisht duhet ti jap fund kërcënimeve ndaj Shqipërisë dhe të respektoj të gjitha konventat ndërkombëtare, si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe përmisimin e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi. “Kotzias, duhet ta dij se është në interesin e Greqisë, që sa më parë t’i thotë jo politikës shtetëtore shoviniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk jetojmë në kohën e kriminelit Zerva, por në vitin 2016, kur çështjet e hapura mes shteteve duhet të zgjidhen duke respektuar dhe zbatuar konventat ndërkombëtare. Greqia, si shtet i ashtuquajtur demokratik, anëtare e NATO-së dhe e Bashkimit Europian, duhet të zgjedh se a do të vazhdoj politikën shtetërore gjenocidiste ndaj shqiptarëve apo sinqerisht dëshiron përmisimin e marrëdhënie me Shqipërinë, përndryshe do të përfundon si Jugosllavia e Millosheviqit”, thuhet në reagimin e Veliu-t.

“Greqia duhet që të reflektoj pozitivisht, dhe të merr vendime të guximshme për korigjimin e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve nën pushtimin grek”, përfundon reagimi i Veliu-t./Shqipëria e Bashkuar.AL

About tahirveliu

Check Also

LSHB po vazhdon fuqishëm aktivitetin, sot ishte me radhë Klina – DritarjaOnline.com

Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar po vazhdon fuqishëm me aktivitetet e saj të suksesshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *