Home / MEDIAT PËR NE / LSHB po vazhdon fuqishëm aktivitetin, sot ishte me radhë Klina – DritarjaOnline.com

LSHB po vazhdon fuqishëm aktivitetin, sot ishte me radhë Klina – DritarjaOnline.com

Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar po vazhdon fuqishëm me aktivitetet e saj të suksesshme në të gjitha trojet etnike shqiptare, në rritjen e numrit të anëtarësisë, e veçanërisht në lidhjen shpirtërore të qytetarëve me platformën e saj për një Shqipëri të Bashkuar.
Kryetari i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, Tahir Veliu me bashkëpunëtorë, sot ka marshuar në qytetin e Klinës. Kryetari Veliu është ndier i entuziazmuar me pritjen që i është bërë nga ana e qytetarëve të Klinës së Mujë Krasniqit.
Klinasit në numër të madh i janë bashkëngjitur kësaj platforme. Këtë e dëshmon edhe dita e sotme, ku qytetarët kanë ardhur pareshtur në pikën e vendosur të kësaj lëvizjeje dhe janë anëtarësuar. /DritarjaOnline

About tahirveliu

Check Also

Veliu: Greqia të reflektoj pozitivisht, përndryshe do të përfundoj si Jugosllavia e Millosheviqit – Shqipëria e Bashkuar.AL

Kryetari i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu reagoi ndaj deklaratave të ministrit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *